Erdogan e Rama raporte vëllazërore, Vuçiq “përbuzet”

Prishtinë | 10 Kor 2017 | 16:55 | Nga

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka raporte shumë të mira me udhëheqës të ndryshëm të vendeve më të fuqishme në botë. Përveç marrëdhënieve të mira me kancelarin Merkel, Rama ka raporte të mira edhe me presidentin turk, Recep Tayp Erdogan.

Në një fotografi të postuar në Facebook, e të cilën Rama e ka vlerësuar si foto të ditës, shihet Rama i ulur afër Erdoganit, i cili edhe iu mban dorën mbi dorë kryeministrit shqiptar.

Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq, i cili siç duket me zor i ka buzëqeshur raporteve të mira Rama-Erdogan.

Kreu i PS-së, i fitoi bindshëm zgjedhjet e fundit në Shqipëri, ndërsa tani po qëndron në Stamboll ku nesër do të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës.

Të ngjashme