Erdogan i dhuron një pasqyrë antike Merkelit

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Duke e mirëpritur Angela Merkelin në Stamboll, udhëheqësi turk Recep Tayyip Erdogan i bëri një sërë dhuratash luksoze antike, që kur ajo i pranoi u duk shumë e kënaqur.

Merkel dhe Erdogan u takuan shkurt në Stamboll të premten për të diskutuar çështje të vështira siç janë migrimi nga Lindja e Mesme në Europë dhe përpjekja e Turqisë për t’u bashkuar me BE-në, njofton Klan Kosova.

Dyshja morën një pushim të shkurtër nga punët e shtetit më vonë gjatë ditës për të inaguruar një kampus të Universitetit turko-gjerman (TAU) në Stamboll.

Por ceremonia doli të ishte shumë më tërheqëse se ngjarje të ngjashme të mbajtura diku tjetër në botë, pasi ushtarët turq shkuan përtej prerjes së zakonshme të shiritave.

Erdogan i dhuroi asaj një pasqyre luksoze dhe një helmetë, që tha se simbolizojnë fuqi dhe pasuri. Kancelarja u duk e gëzuar për dhuratën dhe shikoi veten e saj në pasqyrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme