Erdogan ndërhyn në krizën e Ukrainës

Prishtinë | 22 Jan 2022 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e krizës së Ukrainës që nuk po merr zgjidhje, Turqia hyn në skenë si ndërmjetësuese.

Ankaraja kërkon të luajë një rol në uljen e tensioneve midis Rusisë dhe vendit të saj fqinj, e për këtë arsye, presidenti Recep Tayyip Erdoğan planifikon të udhëtojë në Kiev për të zhvilluar bisedime me homologun Volodymyr Zelenskyy.

Duket se Erdogan ka biseduar tashmë edhe me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin. Si Putinit, ashtu edhe Zelenskit i ka bërë edhe një ftesë që të nëse duan, mund të takohen në Turqi si tokë asnjëanëse, e të diskutojnë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Turqia mbetet e disponueshme për çdo rol… për të ulur tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës. Ne e bëjmë këtë si vend mik i Rusisë dhe Ukrainës, por edhe si një aleat i NATO-s”, tha ai.

Ankaraja shprehet se do të mbajë kontakte me rusët për të shmangur çdo lloj aksioni ushtarak. Turqia ruan marrëdhënie të mira me Moskën, por nga ana tjetër i kundërshton politikat ruse në Siri e Libi.

Edhe pse ka krijuar një bashkëpunim të ngushtë në fushën e energjetike dhe mbrojtjes me Rusinë, Ankaraja ruan relata të mira edhe me Ukrainën, të cilën e ka furnizuar me dronë ushtarakë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme