Erdogan takohet me Biden, flasin për forcimin e marrëdhënieve Turqi-SHBA

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka takuar Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në kuadër të samitit G20.

Në takimi Erdogan-Biden kanë rënë dakord për krijimin e një mekanizmi të përbashkët për përforcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Në takim u diskutuan hapat që do të ndërmerren në përputhje me perspektivën e përbashkët në drejtim për rritjen e vëllimit tregtar dypalësh.

Në takimin Erdogan-Biden u theksua rëndësia e NATO-s dhe partneritetit strategjik ndërsa u shpreh kënaqësia për hapat e ndërsjellë lidhur me ndryshimet klimatike.

Të ngjashme