Erdogani mbështet çdo zgjidhje mes Kosovës e Serbisë, thotë Vuçiqi

| 17 Tet 2018 | 08:51 | Nga

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, bisedë në të cilën Erdoganni ka kërkuar që të vazhdohet dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Siç shkruajnë mediat në Serbi, presidenti turk i ka thënë homologut serb se duhet arritur një marrëveshje kompromisi dhe ka porositur se “do të mbështes çdo marrëveshje të arritur mes serbëve e shqiptarëve”.

Erdogani, siç raporton “Tanjugu”, ka thënë se do ta pres presidentin serb Vuçiq si mysafir në ceremoninë e hapjes së aeroportit të ri të Stambollit në Ditën e Republikës Turke më 29 tetor.

Vuçiqi e Erdogani janë pajtuar që marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë në rritje.

Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar që të nisin përgatitjet për një vizitë zyrtare të Erdoganit në Serbi gjatë 2019-ës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme