Në tubimin e fundit para se ta hapte kampanjën përpara zgjedhjeve bashkiake në muajin mars, presidenti i Turqisë, Regjep Taip Erdogan, u kritikua nga një grup punonjësish publik që kërkonin punë.
“Mos prisni asgjë nga ne”, reagoi dukshëm i zemëruar Erdogani, i cili qortoi ngritjet e atilla në tubimin në provincën lindore të Sivasit.
“Unë nuk jam një politikan i zakonshëm dhe nuk e provokoj këtë takim”, tha ai.
Ndërkaq, mbështetësit e Erdoganit brohorisnin për të anashkaluar protestën. Por në një moment, tregohej dobësia e liderit Erdogan, pasi turqit e zakonshëm e ndjenin dhimbjen më të thellë për rrëshqitjen e ekonomisë për herë të parë pas 17 viteve të tij në pushtet, shkruan New York Times.
Pas rritjes së pandërprerë të krizës, Turqia po hyn në një recension mes rënies së besimit të investitotrëve. Falimentimet janë rritur. Papunësia dhe inflacioni kanë kaluar në numra dyshifrorë. Rritja e çmimeve, veçanërisht në tregje e perimeve është bërë obsesion kombëtarë.
Kriza e zgjerimit ekonomik tani paraqet një nga sfidat më të ashpra. Formula e presidentit për shmangien e fajit për problemet ekonomike tani është duke u kombinuar me masa tjera më drastike, në veçanti duke u përpjekur ti shtyp çmimet në tregjet e frutave dhe perimeve, pasi ai përpiqet ta mbajë mbështetjen e partisë së tij.