Komiteti i Grave Lidere i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë zgjodhi Erëza Velan si kryesuese të Komitetit.
Komiteti ka për qëllim t’u mundësojë grave lidere të anëtarëve një vend për adresimin e çështjeve specifike me të cilat përballen ato, ose shkëmbimin e ideve dhe përvojave, si dhe për të shërbyer si kampione të promovimit të grave në angazhimet afariste, të cilat do të ndihmonin në përmirësimin e strukturës gjinore afariste në Kosovë.
Erëza Vela është ndërmarrëse e suksesshme e cila punëson 20 persona në kompaninë e saj të marketingut “RedMill Agency” pjesë e të cilit ka qenë edhe emisioni i njohur televiziv për ekonomi, “Ekonomia me Erëzën” të cilin ajo e zhvilloi për 3 vite në televizione kombëtare.