Ermal Fejzullahu performon sonte në Skenderaj

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari , Ermal Fejzullahi sot do të performojë në një nga lokalet e natës në Skenderaj.

‘Classic Bar’, mban emrin lokali se ku do këndoj ai.

Edhe pse situata me Koronavirus ende është alarmante dhe rastet janë shtuar, artistët nuk po i ndal asgjë të mos vazhdojnë punën e tyre.

GazetaBlic, ka kontaktuar me pronarin e lokalit Florim Veliqi ku e kemi pyetur se a kanë marrë masa për mbrojtje kundër virusit korona duke e ditur situatën në vend.

‘Po e kemi dezinfektuar vendin dhe kemi marrë masa’, tha ai. Sa i përket asaj,  pse ka filluar të mbajë mbrëmjet muzikore në lokal, Veliqi shtoi: ‘Nuk jemi të vetmit që kemi hapur lokalin, ka plot tjerë Skenderaj, Prishtinë kemi parë postera të shpëndarë në rrugë të plot këngëtarëve. Ne jetojmë prej kësaj pune dhe nuk mundemi mos me punu’, përfundoi ai.

Të ngjashme