Escobar i tregon Kurtit për implikimet nga dialogu: Partneriteti Kosovë-ShBA është i palëkundur

Prishtinë | 19 Tet 2022 | 11:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, foli shkurt pas takimin me kryeministrin Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Escobar ka thënë se partneriteti i Kosovës me ShBA-në është i palëkundur, ndërsa foli pak për kryetemën e takimit, që ishte dialogu me Serbinë.

Ai shtoi se është e rëndësishme për Kosovën që të rreshtohet me vlerat evropiane në këtë kohë shumë të rëndësishme krize në kontinentin evropian.

“Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë, implikimet rajonale nga dialogu, rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovraninetin dhe sigurinë tuaj”.

“ShBA-të e mbështesin Kosovën në të gjitha aspiratat e saja euroatlantike. Faleminderit për miqësinë, partneritetin dhe pritjen tuaj”. 

LEXONI EDHE:

Të ngjashme