Eshref Beqiri, delegat i EHF-së në dy ndeshje evropiane

Prishtinë | 17 Nën 2023 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Delegati i EHF-së nga Kosova, Eshref Beqiri, në fundjavë ishte i angazhuar në dy ndeshje evropiane. Anëtari i federatës së Hendbollit, Beqiri, ishte i deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e ndeshjeve mes Mlinotest Ajdovshçina (Slloveni) dhe Herzogenbuchsee (Zvicër).

Këto ndeshje i kanë takuar raundin të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste, ndërsa janë zhvilluar në Ajdovshçina të Sllovenisë të shtunën e të dielën.

Ndeshjen e parë e fitoi skuadra sllovene me rezultat 35:24. Mlinotesti e fitoi 21:20 ndeshjen e dytë dhe kështu avancoi tutje.


Beqiri për gjyqtarë e kishte dyshen nga Italia, Stefano Riello – Niccolo Panetta. Ai po delegohet gjithnjë e më shpesh në ndeshje të garave evropiane.

Të ngjashme