Është arrestuar një person në Gjilan, falsifikoi dokumente që të fitoj tendere në Gjilan dhe Kamenicë

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

“Pas një pune hetimore, me datë 08.12.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti duke përdorur dokumente të falsifikuara ka arritur që të fitoj disa tender në institucionet lokale në Gjilan dhe Kamenicë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Atij i janë sekuestruar dy shtëpiza kompjuteri, gjashtë DUD doganor, aneks kontrata, katër vula të biznesit dhe një telefon.

“Si prova materiale janë sekuestruar: dy shtëpiza kompjuteri, gjashtë DUD doganor, aneks kontrata, katër vula të biznesit dhe një telefon.Vlera totale e tenderëve të fituar me dokumente të falsifikuara  arrin shumën rreth 1.900.000,00 (1 milion e 9 qind mijë euro). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.

Të ngjashme