A është Lavdrim Muhaxheri shehid për Forumin e të Rinjve Musliman

Prishtinë | 22 Qer 2017 | 15:01 | Nga

Jo vetëm vdekja e Lavdrim Muhaxherit është diskutabile. Po ashtu nuk dihet nese Lavdrim Muhaxheri xhihadisti shqiptar i ISIS-it, ka realizuar synimin e tij në Siri.

Se a ka rënë apo jo Lavdrimi shehid, Gazeta Intro ka pyetur Forumin e të Rinjve Musliman. Ani pse kjo organizatë është kritikuar shpesh për gjuhën e saj radikale, një zyrtar i saj përmes telefonit i ka thënë Gazetës Intro se Lavdrim Muhaxheri nuk ka rënë shehid.

“Na e kem pa çka ka ba ai, ajo nuk ka qenë e devotshme”, ka thënë ai në një përgjigje të shkurtër.  Lidhur për këtë çështje Gazeta Intro ka provuar t’i kontaktoj edhe disa hoxhallarë por të cilët kanë refuzuar të përgjigjen në këtë çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme