Etja për një vend pune në Shtet, radhë të gjata të qytetarëve për testin me shkrim

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Radhë të gjata të qytetarëve janë krijuar para objektit të Fakultetit Juridik dhe Ekonomik, ku do të mbahet testi me shkrim për grupin e dytë të aplikantëve për 50 pozitat, për të cilat ka hapur konkurs Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar disa fotografi, ku shihen qindra qytetarë duke pritur.

Ndryshe, në gusht të këtij viti Ministria e Punëve të Brendshme kishte hapur një konkurs për 50 vende të lira pune për pozitën “Zyrtar administrativ” ku mes tjerash kërkohej vetëm diploma e shkollës së mesme.

Dje u bë i ditur numri i personave që kanë plotësuar kriteret dhe janë ftuar për testim. Numri është tejet i madh, pra për 50 vende kanë aplikuar 3 mijë e 335 kandidatë.

Të ngjashme