Pjesëtarë të EULEX-it kanë bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës, raporton Ekonomia Online.
Të pajisur me armë të gjata, policët e këtij misioni janë futur në zyrat e Organizatë së Veteranëve të Luftës.
Ky aksion vije një ditë pas arrestimit dhe të konfirmimit të aktakuzës për Sali Mustafën.
Shoqata e Veteranëve të Luftës ka vazhduar me publikimin e disa dosjeve që kanë rrjedhur prej Tribunalit.
Një person i paidentifikuar ka dërguar në seli të Shoqatës mijëra faqe të dosjeve.