Ka përfunduar bastisja në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës. Për më shumë se 8 orë, policia e EULEX-it kanë qëndruar në zyrat e OVL-së së UÇK-së, ku si epilog përfundimtar janë arrestuar kryetari i saj, Hysni Gucati dhe nënkryetar Nasim Haradinaj.
Sekretari i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se policia ka sekuestruar disa monitorë të kompjuterëve.
“Bastisja ka ndodhur shumë. I kanë marrë disa kompjuter dhe aparat të kamerave. Është kryer bastisja dhe ne jemi të fundit që po dalim nga këto zyre”, tha ai.
Ndërsa avokati i OVL-së së UÇK-së, Tomë Gashi, ka thënë se nuk është faji i veteranëve që janë zbuluar dosjet por i Gjykatës Speciale.
“Tani jemi më shumë se 8 orë që kanë ndodhur këto arrestime. Kemi pari një skenë të paparë dhe mendoj se këtu është dashur të ishin policia e Kosovës dhe ajo e EULEX. Të arrestuarit janë duke u nisur për në Hagë. Ne kemi qenë prezentë gjatë arrestimit, ky zotri Gucati ka qenë duke në zyre kur është arrestuar, ndërsa Nasim Haradinaj është arrestuar në zyre duke shkuar në një medium. Nuk është faji që janë zbuluar nga OVL por faji është i tyre që nuk i kanë mbajtur më shumë sekret ato dokumente”, ka thënë Gashi.