EULEX-i shkon në qershor, 7 gjyqtarët e Dhomës së Posaçme do të zëvendësohen

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 10:16 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vizituar Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Pas takimit Tahiri tha se është duke u bërë plotësim ndryshimi i ligjit për Dhomën e Posaçme dhe se është ndarë buxhet për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK) për shtimin e kapaciteteve në të gjitha gjykatat, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, qeveria ka kryer obligimet dhe i mbetet KGjK-së që të vendos për numrin e gjyqtarëve që janë të nevojshëm.

Por ministri tha se ky institucion ka aktualisht 21 gjyqtar prej tyre 7 ndërkombëtar të cilët duhet që të zëvendësohen pas qershorit të vitit të ardhshëm, ngase ky mision përfundon zyrtarisht mandatin.

“Tashmë kemi rreth 21 mijë lëndë dhe të pazgjidhura që ndërlidhen direkt me interesant e qytetarëve e Kosovës dhe që janë në Dhomën e Posaçme. Ne do të angazhojmë staf shtesë buxhet shtesë që ta rrisim efiktibitetin edhe më tutje që në fund të asaj qytetarët të arrijnë të marrin marrin vendimet e kësaj Dhome. Siç dihet misioni i EULEX do të përfundojë në qershor të vitit 2018 aktualisht kjo Dhomë përbëhet prej 20 gjyqtarëve 7 prej tyre janë ndërkombëtar pra të EULEX dhe 13 janë vendor dhe ne jemi duke përgatitur një strategji që të mos bie efikasiteti i punës me përfundimin e misionit të këtyre”.

“Do të arrijmë që të angazhojmë gjyqtar shtesë mirëpo edhe ta rrisim numrin e stafit që me largimin e EULEX ndoshta edhe me intensitet më të lartë të kësaj Dhome të Posaçme dhe siç thash të arrijmë t’i marrin vendimet e tyre nga kjo dhomë”.

“Unë i sigurova që do të kemi një përkrahje të ngushtë si anëtar i qeverisë si ministër i drejtësisë qoftë në ndarjen e buxhetit qoftë në angazhimin shtesë të kuadrove të rijnë qofshin ata zyrtarë qofshin mbështetës profesional kështu që do të vazhdojmë edhe më tutje të bashkëpunojmë”.

Sabri Halili, nga Dhoma e Posaçme, tha se shqetësuese për ta është përfundimi  i mandatit të EULEX-it, ngase do të mbesin edhe pa 7 gjyqtarë.

Halili ka kërkuar mbështetje nga ministri në këtë drejtim, duke shtuar se në këtë institucion punohet shumë, por për shkak të specifikave ligjore në opinionin publik duke se nuk bëhet punë sa duhet.

“Në qershor të vitit të ardhshëm do të mbesim pa gjyqtar ndërkombëtar e do të jetë e pamundur që të funksionojmë. Në këtë institucion punohet shumë, por për shkak të specifikave ligjore në opinionin publik duke se po punohet fare pak”.

Edhe kreu i KGjK-së, Nehat Idrizi, tha se varësisht nga përfundimi i misionit të EULEX-it, duhet të bëhet një analizë sa i përket numrit të lëndëve, e që në këtë gjykatë janë aktualisht rreth 21 mijë lëndë, por edhe rrethanat e tjera e do të dihet edhe numri i saktë i gjyqtarëve që do të caktohen.

“Aktualisht janë 20 gjyqtarë, 13 vendor dhe 7 ndërkombëtar. Posa të aprovohet ligji do të bëjmë nj analizë dhe varësisht prej kësaj analize do të vendosim për numrin e gjyqtarëve”.

Të ngjashme