EULEX-i së paku edhe katër vjet në Kosovë, shkak Specialja

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 09:16 | Nga Kaltrina Zymberi

Në qershor të vitit të ardhshëm zyrtarisht misioni i EULEX-it përfundon mandatin. E njëjta për këtë mision ishte folur edhe gjatë vitit 2016, por Bashkimi Evropian vlerësoi se Kosova kishte nevojë për këtë mision.

Ndonëse nga prilli i vitit 2014 një varg kompetencash iu dorëzuan vendorëve. Misioni më i madh i sundimit të ligjit të BE-së së paku edhe katër vjet do të vazhdoj të qëndroj në Kosovë, thotë Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Sipas tij, puna e EULEX-it është e lidhur me krijimin e Gjykatës Speciale, raporton Ekonomia Online.

“Pavarësisht asaj se çfarë rezultatesh ka pasur ky mision deri më tani ne duhet të ndalemi tek ligji i krijimit të Gjykatës Speciale. Në atë ligj janë dhënë kompetenca edhe shefit të EULEX-it ai ligj është në fuqi dhe dyshoj që do të shfuqizohet deri sa të kryej mandatin kjo gjykatë, brenda pesë vjetëve apo edhe më shumë. Në këtë drejtim ne e shohim misionin e EULEX-it në të ardhmen pas vitit 2018 me një mandatë më ndryshe ndoshta me kompetenca më të kufizuara po sidoqoftë se si mision ne mendojmë se do të qëndroj në Kosovë edhe katër vjet e mos ndoshta edhe më shumë”, ka thënë ai.

Miftaraj thotë se qëllimi i këtij misioni ka qenë normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kosova sot vuan për mungesë rezultateve në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, vuan në mungesë të rezultateve të krimit të organizuar si dhe ka qenë kompetencë ekslizuive e këtij misioni deri 2014. Andaj nuk janë për t’u habitur edhe akuzat e fundit që dalin nga gjyqtari Simmons i cili akuzon këtë mision që qëllimi këtij misioni siç duhet ndoshta nuk ka qenë sundimi i ligjit por ruajtja e një status kohe në Kosovë në mënyrë që Kosova të arrij procese të rëndësishme siç është normalizimi i raporteve me Serbinë, themelimi i Gjykatës Speciale apo çështje të tjera pra asnjëherë nuk ka qenë rregullimi i brendshëm i Kosovës, respektivisht rocimi i institucioneve të cilat do të luftonin krimin në Kosovë”, ka thënë ai.

Ndonëse erdhi këtu për të hetuar “peshqit e mëdhenj”, brenda tij ndodhën një varg skandalesh. Malcon Simmons kreu i gjyqtarëve të EULEX-it akuzoi misioni ku shërbeu, se është mision më shumë politik se sa mision i rendit dhe ligjit që kishte synim persekutimin e figurave publike. Pas deklaratave që bëri gjyqtari Simmons, EULEX kishte reaguar menjëherë duke thënë se i njëjti gjyqtarë ishte duke u hetuar nga ky mision.

Sipas rij, Brukseli e ka pasur probeleme të mëdha përderisa kanë dërguar gjyqtar të cilët po hetohen.

“Nëse EULEX-i ka pasur informata të tilla që gjykatësi Simmons është duke u hetuar atëherë shtrohet pyetja se pse u dashtë që gjykatësi Simmons të jap dorëheqje në mënyrë që pastaj të dal më këto akuza dhe se i njëjti është duke u hetuar. Në fund të fundit në çdo rast pavarësisht se gjyqtari Simmons dyshohet për një vepër penale dhe çka do tjetër kjo dëshmon se Bashkimi Evropian, Brukseli dhe EULEX-i siç duket kanë pasur probleme jashtëzakonshëm të mëdhaja në atë se çfarë gjyqtares kanë emëruar që për dalin sipas EULEX-it ose janë duke u hetuar ose kanë bërë shkelje të tjera”, është shprehur Miftaraj.

Edhe në vitin 2015 ish prokuroria Maria Bamieh kishte ngritur akuzat e para për korrupsion në EULEX.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme