EULEX-i do të vazhdojë ndihmën për luftimin e korrupsionit

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 18:01 | Nga

Me rastin e javës kundër korrupsionit në Kosovë, Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) përsërit se luftimi dhe parandalimi i korrupsionit janë esenciale për një shoqëri demokratike.

Në njoftimin e EULEX-it thuhet se, ky mision “përgjatë tërë mandatit të tij me funksionet e tij ekzekutive dhe për fuqizim, ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet kosovare për ta trajtuar këtë problem. EULEX-i vazhdon të ofrojë trajnime të specializuara dhe ekspertizë për homologët vendas të tij, në rrugën drejt praktikave dhe standardeve evropiane më të mira”.

Shefja e Misionit EULEX Alexandra Papadopoulou theksoi se luftimi i korrupsionit vazhdon të jetë imperativ për institucionet e sundimit të ligjit.

“EULEX-i në kuadër të mandatit aktual të tij do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për ta përforcuar luftimin e korrupsionit dhe do të ndihmojë në ndërtimin e institucioneve transparente dhe llogaridhënëse në Kosovë. EULEX-i i përkrah të gjitha institucionet të cilat e zbatojnë sundimin e ligjit në Kosovë, dhe në veçanti Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) e cila e luan një rol të rëndësishëm në këtë luftë. AKK duhet të mbrohet nga çfarëdo ndërhyrje në mënyrë që ta përmbush mandatin e saj,” tha Papadopoulou.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme