Euro në nivelet më të ulëta të 10 viteve të fundit

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 16:24 | Nga

Monedha europiane vijon të zhvlerësohet në tregun shqiptar. Sipas të dhënave të kursit të këmbimit euro është në 132 lekë, ndërsa në kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye të mërkurën me 131.57 lekë. Vetëm në një ditë, ulja është gati 0.3 lekë.

Prej pak ditësh monedha europiane, ka vlerën më të ulët në treg në dhjetë vitet e fundit.

Pa ndonjë shpjegim të saktë, edhe dollari amerikan ka shënuar zhvlerësim në treg, duke u këmbyer në më pak se 107 lekë.

Mbiçmimi i lekut, po vjen në një periudhë kur faktorët sezonalë, si turizmi nuk janë të pranishëm, ndërsa duket se qarkullimi i monedhave të huaja në treg vijon të jetë i lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme