Ekonomia Online
FUNDIT

Eurodeputeti austriak publikon foto nga takimi me Zemajn, shkruan dhe një fjalë shqip

Eurodeputeti austriak publikon foto nga takimi me Zemajn, shkruan dhe një fjalë shqip

Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl ka vizituar ambasadën e Kosovës në Vjenë ku është takuar me ministrin Armend Zemaj. Mandl ka postuar një fotografi në Twitter me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, ku ka treguar për bisedën që ka pasur me këtë të fundit. Ai në përshkrimin e fotografisë ka shkruar edhe fjalën shqipe ‘Faleminderit’ […]

Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl ka vizituar ambasadën e Kosovës në Vjenë ku është takuar me ministrin Armend Zemaj.

Mandl ka postuar një fotografi në Twitter me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, ku ka treguar për bisedën që ka pasur me këtë të fundit.

Ai në përshkrimin e fotografisë ka shkruar edhe fjalën shqipe ‘Faleminderit’

“Një shkmëbim i shkëlqyeshëm me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemajn në ambasadën e Kosovës në Austri. Faleminderit ambasadorit Lulzim Pllana për mbajtjen e bisedës tonë në kohë mbi luftën kundër pandemisë dhe shumë çështje të tjera shëndetësore.Faleminderit”, ka shkruar eurodeputeti Mandl.

Të ngjashme