Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi, është më i merituari për pikën e importuar të skuadrës së Colorado Rapids. Colorado barazoi me rezultat 1:1 me LA Galaxy-n, në ndeshjen e javës së 25-të ligës amerikane (MLS) në futboll. Gashi luajti titullar dhe bëri paraqitje shumë të mirë. Ai në minutën e 51-të, nga rreth 18-19 metra me një goditje të fortë e precize shënoi në pjesën e epërme të djathtë të portës së vendasve. Ishte eurogol që rrallë shihet në stadiume dhe vendimtar për pikën e skuadrës së tij. Për vendasit shënoi Steres në minutën e 62-të dhe shpëtoi ekipin e tij nga humbja. Gashi u zëvendësua në minutën e 73-të, kurse Colorado aktualisht mban pozitën e dytë me 42 pikë, 3 më pak se lideri Dallasi që ka dy ndeshje më shumë.