Europa nën valën e të nxehtit, temperaturat mund të arrijnë deri në 41 gradë Celsius

Prishtinë | 20 Qer 2026 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Meteorologët kanë thënë që deri të dielën se temperaturat prej 39 deri në 40 gradë Celsius do të shtrihen nga jugperëndimi i Francës, ndërsa në disa zona mund të arrijnë edhe 41 gradë Celsius, njofton Reuters.

Temperaturat pritet të arrijnë kulmin të hënën, duke pasur mundësi të barazojnë rekordet historike.

Edhe Gjermania po përballet me paralajmërime për vapë pothuajse në të gjithë vendin, me temperatura që po afrohen në 38 gradë Celsius.

Shërbimi meteorologjik gjerman DËD ka paralajmëruar se kombinimi i nxehtësisë dhe lagështisë mund të shkaktojë stuhi të forta.

Përtej Alpeve, temperaturat që pritet të arrijnë 36–37 gradë Celsius po ndryshojnë jetën e përditshme dhe turizmin në disa qytete italiane, vijon artikulli i Reutersit.

Vizitorët prisnin në radhë nën një diell përvëlues jashtë Koloseumit, ndërsa vapa verore e Romës e kishte shndërruar vizitën turistike në një test qëndrueshmërie.

Të ngjashme