Europarlamentarët kërkojnë kthimin e opozitës maqedonase në Kuvend

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 16:44 | Nga

Europarlamentarët Ivo Vajgl dhe Eduard Kukan i kërkuan opozitës që të kthehet në Kuvend dhe të merr pjesë aktive në marrjen e vendimeve strategjike për Maqedoninë.

“Duhet të punoni së bashku, opozita është pjesë e sistemit normal parlamentar dhe një opozitë e fortë mund të ketë rol dhe përgjegjësi në proceset në vend, por edhe të merr përgjegjësi. Shteti duhet të vendoset para interesit partiak”, ka deklaruar europarlamentari, Ivo Vajgl.

Europarlamentarët u përqendruan edhe në reformat dhe nevojën e zbatimit të tyre, por edhe të rritjes së bashkëpunimit rajonal.

“Shpresoj se në vullnetin e mirë të palëve në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Kjo është e rëndësishme për funksionimin e Bashkimit Evropian të zgjeruar dhe po aq e rëndësishme edhe për funksionimi i demokracisë parlamentare që duhet të jetë thelbi i të gjithë anëtarëve të ardhshëm të BE-së”, ka deklaruar Kukan.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi ka thënë se shumica parlamentare dhe koalicioni qeveritar janë të vendosur për të zgjidhur çështjet e hapura që po bllokojnë integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

Ai tha se beson edhe në kapërcimin e dallimeve me opozitën dhe kthimin e saj në Kuvend me qëllim vazhdimin e procesit të reformave përmes miratimit të ligjeve që kërkojnë dy të tretat në Kuvend, e të cila shumica parlamentare nuk i ka pa pjesëmarrjen edhe të opozitës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme