Europol arreston 33 persona, në mesin e tyre edhe shqiptarë –  Konfiskohen mbi 18 milionë euro asete

Prishtinë | 31 Maj 2023 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

33 persona janë arrestuar nga policia italiane dhe spanjolle. Me ndihmën e EUROPOL-it është shkatërruar banda kriminale e cila merrej me trafikim të drogës dhe pastrimit të parave.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe shqiptarë.

Gjatë operacionit të EUROPOL-it janë sekuestruar edhe 18.5 milionë euro asete.

Grupi kriminal përdorte kompani në vende të tilla si Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo rrjetë komplekse kompanish lejonte që krimi i organizuar të maskonte burimin, vendndodhjen, pronësinë, kontrollin, origjinën dhe destinacionin e fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme, si dhe të shmangte zbulimin e tyre, thuhet në njoftimin e EUROPOL-it.

E për të pastruar paratë e përfituara nga droga, banda përdoret një shërbim të posaçëm që quhet “Black Market Pesos Exchange”, ku rreziku i humbjes së parave është i vogël.

EUROPOL ishte në përcjellje të bandës kriminale që prej vitit 2020.

Të ngjashme