Eurozona pritet të rritet me ritmin e saj më të shpejtë

Prishtinë | 09 Nën 2017 | 20:24 | Nga

Eurozona e 19 vendeve anëtare pritet të rritet me ritmin e saj më të shpejtë në një dekadë këtë vit, ku rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) i ka tejkaluar pritshmëritë dhe sipas parashikimeve pritet të arrijë në 2,2 për qind, sipas një raporti të Komisionit Evropian sot.

Në përgjithësi, ekonomia e BE-së pritet të rritet me 2,3 për qind gjatë vitit 2017, një rritje pak më e lartë se ajo e SHBA-së që parashikohet të arrijë në 2,2 për qind ndërsa ekonomia e Japonisë ka të ngjarë të rritet me 1,6 për qind.

Megjithatë, Pierre Moscovici, komisioneri për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, paralajmëroi se ndërsa eurozona dhe Bashkimi Evropian pritet të rriten gjatë 2018 dhe 2019, sfidat mbeten në formën e niveleve të larta të borxhit dhe rritjes së vogël të pagave.

Rritja ekonomike më e lartë në eurozonë pritet të jetë në Maltë (5,6 për qind), në Irlandë (4,8 për qind) dhe Slloveni (4,7 për qind), ndërsa më e ulëta është parashikuar në Greqi dhe Francë (1,6 për qind) dhe Itali (1,5 për qind ), përcjell Atsh.

Këtë vit, rritja ekonomike në Britaninë e Madhe parashikohet të arrijë në 1,5 për qind dhe më pas të ngadalësohet në 1,3 për qind në vitin 2018 dhe 1,1 për qind në 2019, koha kur vendi pritet të largohet nga BE-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme