Everton nuk do të dorëzohet për të siguruar shërbimet e mesfushorit Maitland-Niles
ESPN ka raportuar që Everton janë gati që të ringjallin interesimin për mesfushorin e gjithanshëm të Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles.
Anglezi nuk u lejua që të kalojë në Goodison Park këtë verë pasi që Gunners e bllokuan transferin e tij në këtë skuadër.
Por, Toffees janë gati për të ofruar edhe një marrëveshje të re për të në janar.