Mëngjesin e së martës, më 26 qershor 2018, pak para orës 07.15, vozitësi i një autotransportuesi shqiptar të veturave me rimorkio, ka qenë duke udhëtuar në autostradën zvicerane A2, në drejtim të jugut.
Për shkaqe ende të panjohura, rimorkioja e autotransportuesit të veturave është liruar në zonën Riedbrucke dhe më pas është ndalur në rrugë. Për fat të mirë, askush nuk ka pësuar lëndime, përcjell albinfo.ch. Dëmet e shkaktuara arrijnë shumën prej rreth 10.000 franga.
Autostrada A2 është dashur të bllokohet përkohësisht, në drejtim të jugut.
Me këtë rast janë mobilizuar Departamenti i dëmtimit të Gotthardit, Zyra kombëtare e qarkullimit nëpër rrugë, një shërbim tërheqës privat dhe policia e Kantonit Uri.