Komuna e Prishtinës njofton se në katin e 15-të të një ndërtese kolektive në Dardani, është vërejtur një pllakë betoni me peshë rreth 500 kg, e cila ka rrezikuar të shkëputet nga struktura e ndërtesës.
Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, ka konstatuar rrezikun potencial me ç’rast ka marrë vendim që të intervenohet menjëherë në atë objekt.
Intervenimi u realizua përmes Drejtorisë së Inspeksionit, dhe si rezultat është evituar rreziku për banorët e kësaj lagjeje dhe kalimtarët e rastit.