Evropa i hedhë poshtë “ultimatumet” bërthamore të Iranit

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Fuqitë evropiane kanë bërë të ditur të enjten se mbeten të përkushtuara karshi marrëveshjes bërthamore me Iranin por e “hedhin poshtë çdo ultimatum” të vënë nga Teherani për shmangien e dështimit të plotë të ujdisë.

Autoritetet iraniane kanë njoftuar të mërkurën se i suspendojnë dy prej përkushtimet e tyre në kuadër të marrëveshjes së 2015-s, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rikthimin e sanksioneve ekonomike, ka raportuar “BBC”, transmeton “Koha Ditore”.

Teherani zyrtar është kërcënuar po ashtu se do ta rinisë pasurimin e uraniumit, në rast se blloku evropian nuk i siguron mbrojtje vendit nga sanksionet amerikane brenda afatit prej 60 ditësh.

BE-ja, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania kanë shprehur “shqetësim të jashtëzakonshëm” për veprimet e Iranit.

Në kuadër të marrëveshjes, e cila njihet si Planveprimi i Përbashkët Gjithëpërfshirës (JCPOA), Irani është pajtuar që t’i kufizojë aktivitetet e ndjeshme bërthamore në këmbim të zbutjes së sanksioneve.

Por një vit më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga kjo marrëveshja, duke e quajtur “jashtëzakonisht të njëanshme” dhe duke thënë se duhet të rinegociohet. Si rezultat i kësaj, Washingtoni ia riktheu Teheranit pjesën më të madhe të sanksioneve të hequra në kuadër të ujdisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme