Sipas një exit polli të realizuar nga “Klan Kosova”, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka dalë fitues në zgjedhjet e sotme parlamentare, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje është radhitur forca e dytë në vend.
Exit polli paraqet një projeksion dhe jo rezultate zyrtare.
Partitë politike në vend, në këto zgjedhje, janë renditur kështu:
PDK-AAK-NISMA: 40.5
Lëvizja Vetëvendosje: 29.9
LDK-AKR-Alternativa: 27.2
1 milion e 872 mijë e 941 qytetarë me të drejtë vote sot patën mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputetë në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Kosovës.