Facebook krijon Flash, kopjen tjetër të Snapchat

Prishtinë | 11 Nën 2016 | 09:29 | Nga

Duket se mënyra më e mirë për të treguar frikën nga një konkurrent është të kopjosh produktet e tyre duke u përpjekur që të krijosh diçka më të mirë se origjinali.

Facebook duket se është duke u shqetësuar nga Snapchat pasi që ka krijuar tre klone të tij përgjatë viteve të fundit.

Tani, Facebook ka sjell një kopje të re të Snapchat që e ka quajtur Flash.

Pas Messenger Day, Flash është lansuar në tregjet në rritje. Për momentin, aplikacioni ka debutuar në Brazil në versionin ‘lite’ që i bie se është më pak se 25MB në madhësi.

Facebook si duket është duke shpresuar që njerëzit do të shkarkojnë aplikacionin e tyre dhe kështu do të largohen nga Snapchat. Nëse Flash do të marrë famë masovike,

Snapchat do të ketë të vështirë të ballafaqohet me një aplikacion të tillë. Së paku, ky duket të jetë plani ideal i Facebook.

Sipas Android Police, Facebook ende nuk ka vendosur për lansimin e këtij aplikacioni në vendet e tjera.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme