Facebook po teston një mjet të ri: Gjurmon komentet dhe fshin gjithçka fyese

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

Facebook po teston një mjet softuer me të cilin dëshiron të etiketojë dhe heqë përmbajtjen fyese dhe komentet në grupet e përdoruesve në rrjetet sociale, njoftoi CNN.

Njoftimi për testimin e një programi të tillë erdhi në një postim në blog të mërkurën, në të cilin Facebook zbuloi një seri mjetesh të reja softuerësh për të ndihmuar më shumë se 70 milionë njerëz të drejtojnë dhe moderojnë grupe në platformë.

Facebook, i cili sipas kompanisë ka 2.85 miliardë përdorues, njoftoi në fund të vitit të kaluar se më shumë se 1.8 miliardë njerëz marrin pjesë në dhjetëra miliona grupe të ndryshme çdo muaj.

Me mjetet e reja, Facebook thuhet se do të jetë në gjendje të lajmërojë administratorët e grupeve nëse ndonjë përmbajtje në grupin e tyre është “e diskutueshme ose” e pashëndetshme”, tha kompania.

Nëse administratori merr një paralajmërim për përmbajtje të papërshtatshme, ata do të jenë në gjendje të ndërmarrin hapa të ndryshëm, duke përfshirë mbylljen ose kufizimin e përkohshëm të frekuencës së postimit të komenteve nga disa anëtarë të grupit.

CNN thotë se platformat teknologjike si Facebook dhe Twitter gjithnjë e më shumë po mbështeten në inteligjencën artificiale për të përcaktuar shumë nga ato që janë të dukshme në internet, përfshirë mjetet që zbulojnë dhe heqin gjuhën e urrejtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme