Salmoneloza, infeksioni i shkaktuar nga bakteri Salmonella, është një nga sëmundjet më shpesh të raportuara ushqimore në Shtetet e Bashkuara.
Salmonella karakterizohet si një grup i baktereve që mund të shkaktojnë sëmundje diarreale te njerëzit.
Informacioni i përgjithshëm
Salmonella përfshin mbi 2300 serotipe (specie) bakteriesh. Serotipet e salmonelave typhimuriumdhe enteritidis janë më të zakonshmet në Shtetet e Bashkuara dhe përbëjnë gjysmën e të gjitha infeksioneve njerëzore.
– Typhimurium më së shpeshti gjendet në ushqimin me origjinë shtazore.
– Enteritidis shoqërohet kryesisht me shpendët dhe vezët.
Salmonella u zbulua nga veterinari amerikan Daniel Elmer Salmon.