Fakulteti Teknik, me shumë probleme bazike, ankohen studentët

Prishtinë | 15 Sht 2018 | 20:22 | Nga

Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, si dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ndajnë së bashku këtë objekt.

Këto tri fakultete të ndryshme ka disa vite që studimet i zhvillojnë në kushte jo të mira, raporton KTV.

Mungesa e laboratorëve, ndriçimi i pamjaftueshëm, mosfunksionalizimi i ashensorëve janë vetëm disa nga problemet, me të cilat përballen studentët.

Disa vite më parë në këtë objekt shtatëkatësh, ishte funksional vetëm njëri nga 4 ashensorët, por që shfrytëzohej vetëm nga stafi akademik.

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Ahmet Shala, thotë se ky objekt nuk i përmbush kushtet e duhura për studentët.

Megjithatë, ai është optimist meqë në vitet e fundit kanë nisur disa investime.

Ky objekt ndryshe njihet edhe me emrin Fakulteti Teknik, dhe është në shfrytëzim që nga vitet ‘80.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme