“Falënderoj Zotin që nuk jam Madridist”, Yamal provokon Realin gjatë paradës së Barcelonës

Prishtinë | 11 Maj 2026 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Barcelona po feston titullin e 29-të në historinë e tyre.

Fitorja 2-0 në “El Clasico”, ishte ajo që solli buzëqeshjen dhe festën te klubi katalanas, ku kështu vazhduan dominimin në futbollin spanjoll.

Epiqendra e kësaj parade ishte 18-vjeçari, Lamine Yamal.

Ndonëse nuk luajti mbrëmë shkaku i një lëndimi, ai nuk rreshti së festuari ku madje shpalosi dhe një fanellë me mbishkrimin “Falënderoj Zotin që nuk jam Madridist”, duke provokuar kështu rivalët e tyre shekullorë.

Ai pritet të rikthehet në qershor, pikërisht për Kampionatin Botëror ku do të jetë edhe debutimi i tij në këtë garë.

Të ngjashme