Në Xhaminën e madhe në Prishtinë është bërë falja e namazit të Kurban Bajramit, që e udhëhoqi kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Me këtë rast Tërnava tha se tha se Festa e Kurban Bajramit është një ndër festat më të rëndësishmë për myslimanët.
“Të nderuar besimtarë e vëllezër e motra sot bashkarisht po festojmë Festën e Kurban Bajramit. Kjo festë është një ndër festat më të rëndësishme, e cila vjen pas Haxhit dhe therrjes së Kurbanit”.
“Edhe këtë vit për shkak të gjendjes pandemike nuk na është lejuar vizita në vendet e bekuara islamike, e prerja e kurbanit është devotshmëri e besimtarit. Prerja e kurbanit është obligim”, tha Tërnava.
Tutje ai shtoi se begatia e kësaj feste është sofra e Bajramit dhe respekti e dashuria familjare dhe farefisnore.
Ai ka bërë thirre për paqe, solidaritet dhe respektim të masave anti-Covid, raporton EO.
“Begatia e kësaj feste është edhe sofra e Bajramit, t’i shijojmë mirësitë e saj me dashuri dhe respekt pranë farefisit dhe familjeve tona”.
“Vëllezër dhe motra t’i shijojmë begatitë e kësaj feste, të jemi pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe të keq. Të kujdesemi për shëndetin publik dhe ta dimë që virusi është akoma në mesin tonë”.
Qytetarët uruan që të gjithë të jenë të bashkuar dhe në paqe.
“Lutja ime do ishte që të bashkohet populli, sepse populli është një dhe të gjithë duhet të jemi të bashkuar. Urime festa”, tha një qytetar i intervistuar nga Ekonomia Online.
Gani Sekiraqa, që kishte ardhur nga Suedia për këtë festë me familje në vendlindje ka uruar harmoni dhe bashkim në secilën familje.