Falimenton vjehrri i Dua Lipës

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

U akuzua për ndërtim të paligjshëm Mohamed Hadid, babai i Gigi, Bella dhe Anwar Hadid ka deklaruar falimentimin e kompanisë së tij, pasi u akuzua për ndërtim të paligjshëm të një mega-rezidence që ishte më e madhe se sa lejonin rregullat e qytetit.

Kompania e Hadid, 901 Strada LLC, dorëzoi dokumentet e falimentimit të mërkurën. Hadid, 71-vjeçar deklaroi se kompania e tij është 10-50 milionë dollarë në borxh, për shkak të ndërtimit të rezidencës Bel-Air prej 30 mijë metrash katrorë Bel, të cilën filloi ta ndërtojë në vitin 2011, sipas dokumenteve të siguruara nga Daily Mail dhe TMZ.

Në dokumente, thuhet se ai ka mbi 386 mijë dollarë borxh ndaj një kompanie të projektimit dhe menaxhimit dhe mbi 200 mijë dollarë borxh ndaj një kompanie të materialeve të ndërtimit.

Ai thotë se i ka borxh mbi 93 mijë dollarë një kompanie prishjeje dhe i ka borxh mbi 35 mijë dollarë hidraulikëve. Avokati i tij, Bruce Rudman nuk deshi t’i komentojë ndodhitë e fundit për “People”, megjithatë për “Daily Mail” u shpreh se klienti i tij është i dërrmuar./21Media

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme