Familja Bërbatovci nga Obiliqi bëhet me shtëpi

Obiliq | 17 Mar 2017 | 15:58 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Familja pesë anëtarësh e Milazim Bërbatovcit nga fshati Dardhishtë e komunës së Obiliqit vendosi gurthemelin e shtëpisë së re, falë komunës së Obiliqit dhe një donatori, i cili dëshiron të jetë anonim.

Kjo familje e cila deri më tash ka jetuar në kushte të mjerueshme, sipas kryetarit të Obiliqit, Xhafer Gashit është vlerësuar si familja me më së shumti nevojë që t’i ndihmohet për ndërtimin e shtëpisë.

“Deri më tash gjatë mandatit tim janë ndërtuar nëntë (9) shtëpi. Komuna e Obiliqit, bashkë me hoxhën e fshatit, edhe një donator që ka dashur të jetë anonim për arsyet e tij, kemi bërë vlerësimin që Milazimit të ia ndërtojmë një shtëpi. Komuna ka kontribuar në proceset teknike, dhënien e lejes dhe këto gjërat të cilat i ndihmojnë procesit të ndërtimit të shtëpisë”, ka thënë Gashi.

Pranë  Gashit qëndronte i lumtur krye familjari Milazim Bërbatovci, i cili  falënderoi donatorin dhe komunën e Obiliqit.

“Faleminderit prej kryetarit, edhe atij donatorit që po do me mbet anonim, kemi pasur nevojë për një shtëpi”, ka thënë nën emocioni Bërbatovci.

Gurthemelin e kësaj shtëpie e përkrahu edhe Hoxha i fshatit Dardhishtë, i cili bashkë me kryetarin Gashi, vunë materialin e parë për të ndërtuar këtë shtëpi.

Image may contain: 4 people, people standing, sky and outdoorImage may contain: 1 person, sky and outdoor

Të ngjashme