Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka marr pjesë në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e shtatores të simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi. Por, modeli i shtatores nuk i ka pëlqyer famlijes, për këtë flet djali i tij, Shqiptar Demaçi, shkruan Gazeta Metro.
Modeli dhe forma e shtatorës, nuk besohet se do të aprovohet nga familja, pasi që Shqiptar Demçi, djali i veprimtarit Adem Demaçi, i qetë dhe pa dashur të polemizoj shumë, ka shprehur një shqetësim rreth shtatores. Ai ka thënë se do kishte zgjidhje më të mira për Demaçin.
“Dua ta shpreh një shqetësim ne si familje nuk jemi pajtuar me këtë model, mendojmë qe ka modele dhe zgjidhje edhe më të mira për bacin Adem”, ka thënë Shqiptar Demaçi.
Kjo ndodhi përgjatë një ceremonie ku i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë kishte dalur për të vëvë gurthemelin për shtatoren.
“Ju shkelen të gjitha të drejtat por kurrë nuk u ndal baca Adem, ishe frymëzuesi jonë. Sot 1 vit u nda nga jeta, Ademi ishte mendimtar, ai për popullin e tij ishte shenjtor që tregon rrugët për me mbërri për liri. Baca Adem do te rikthehet në Prishtinë për më mbajt gjallë shpirtin toneë çlirimtar. Urime për shtatoren”, ka thënë Haradinaj.
Aty ishin të pranishëm figura të ndryshme nga jeta politika dhe njëri nga ta ishte edhe Hydajet Hyseni, nga Shoqata e të Burgosurve, dikur mik i Demaçit i cili ka thënë se kjo shtatore do të jap mesazh brez pas brezi për rezistencën.
Mbetet të shihet nëse mos pajtimi nga familja do të lejojë vendosjen e kësaj shtatore.