Familja e Shaban Shalës ka reaguar ndaj deklaratave të Milaim Zekës rreth debatit të tij me kryetarin e ri te Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Në debatet e fundit, Zeka që zhvilloi me Lladrovcin, përfoli familjen e Shaban Shalës. Në këtë debat u përfshi edhe Jakup Krasniqi.
Andaj, bëri që të reagoi familja Shala e cila sqarohet përkitazi me pretendimet e gazetarit Milaim Zeka, i cili “arsyetoi” Jakup Krasniqin për mos mbajtjen në konak të Komandantit Legjendar Adem Jasharit.
Ky është reagimi i tyre i plotë:
Sqarim për opinionin publik rreth arsyetimit të Milaim Zekës për mos qëndrim të komandantit legjendar Adem Jashari me shokë në konak të Jakup Krasniqi.
Milaim Zeka kur e “arsyeton” Jakup Krasniqin me mos mbajtjen në konak të Adem Jasharin me shokë sikur nuk është në dijeni se ai që pranoi grupin e Adem Jasharit me shokë, Shaban Shala, ka qenë po ashtu i burgosur politik dhe ka ndarë qelinë e burgut bashkë me Jakupin. Por, Milaim Zeka, për qëllime që vetëm ai i di, gjithmonë e ke anashkaluar kontributin e Shaban Shalës dhe familjes së tij në kontributin dhe sakrificën e pastër si loti Shalës për çështjen kombëtare.
Sa për dijeninë tënde, Shaban Shala ka qenë i përndjekur nga UDB -ja më shumë se disa të tjerë që t’i përmend në emisionet e tua. Shaban Shala e ka pranuar në konak Adem Jasharin me shokë me shumë se një muaj, pa llogaritur pasojat personale dhe të komplet familjes. Shabani ka hapur derën me ato kushte që kishim. I kemi mbajtur dhe i kemi përcjell shendosh e mirë nga konaku jonë diku mbase një muaji Legjendarin Adem Jasharin me shokë!
Por UDB-ja s’ka mundur të na ndalë. Si familje kemi qëndruar vigjilentë e të gatshëm për çdo sakrificë që e ka kërkuar koha, e nuk kemi gjetur arsyetime si disa. Por, ja që sot pas 25 vjetësh doli e vërteta se Jakup Krasniqi ka mbajt Legjendën Adem Jasharin hiç me shumë se 2 orë ne shtëpinë e tij. E, ne si familje sot jemi krenarë që në kohën më të vështirë i jemi gjendur dhe i kemi hapur derën dhe i kemi ofruar bukë, kripë e besë Legjendës Adem Jasharit me shokë.