Familja, respekti e dashuria janë ndjenja që fillojnë prej vetes, është e natyrshme që njerzit të cilët nuk e respektojnë dhe duan veten, të mos e duan as tjetrin dhe të tjerët.
Zhvillimi social i një shoqërie është tregues kryesor se në ç’bazë qëndrojnë raportet ndërnjerëzore – ato raporte të cilat kanë respektin dhe dashurinë për bazë, apo egoizmin.
Vetëm shoqëritë e avancuara kanë arrritur që këto raporte t’i ndërtojnë mbi këtë bazë të shëndoshë – atë të respektit dhe të dashurisë, ndërkohë që këto raporte në shoqëritë e prapambetura ende ngriten mbi bazën e egoizmit.
Kjo ndjenjë manifestohet në cilësinë – gjithçka e imja është e mirë, perfekte dhe e shkelqyer si: familja, gruaja apo burri, grupi a partia politike, grupi i interesit, anëtarët e këtij grupi përfshirë dhe simpatizantët, me një fjalë gjithçka është e shkrirë me mua është e mirë.
Definicioni për shëndetin, pos mirëqenjes fizike, dhe psikike, bën pjesë dhe mirëqenia sociale. Njëri prej shkaktareve të kancerit kaq të shpeshtë në Kosovë, mendoj, është edhe rrethi i semurë social. Raportet sociale të helmuara, shkaktojnë herët a vonë vatrën e vet organike.
Andaj them që zemra nuk është vetëm mish,nëse nuk ka mëshirë për të dobëtin,dhimbje për të brengosurin,dhembshuri për të mjerin apo solidaritet për të nëpërkemburin,atëherë ti nuk ke zemër të gjallë dhe aktive,por zemër që i ngjanë një gurit te vrazhdë!
Vetëm atëherë kur të kishim filluar të duhemi me njëri-tjetrin, kur tjetrin do ta duam si veten, nëse jo më shumë se veten, vetëm atëherë do të arrinim ta duam Atdheun dhe Shtetin. Dhe vetëm kur themelet e shtetit tonë do t’i vinim mbi këtë bazë, atëherë as me bomba atomike nuk do të na zhbënin shpirtin dhe qenien tonë, identitetin tonë, qenien tonë si njerëz.
Një familje është diçka ku njerëzit mësojnë nga njëri-tjetri, japin për njëri-tjetrin në mënyrë që ajo të jetë vendi ku gjen qetësinë e kërkuar dhe ku mbizotëron shpresa për të ardhmen.
Si të kapërcehen pengesat?
Jeta nuk është e kollajtë. Të gjithë ndeshim pengesa e sfida, por e gjitha varet nga mënyra si i kapërcejmë. Nëse jemi të fiksuar me një rezulat negativ, është pothuaj e pamundur të mbesim të lumtur. Por kur beson tek vetja, e di se disa gjëra janë çështje kohe, dhe mund t’i kapërcesh për të vazhduar e jetuar një jetë më të mirë.
Pra edhe kjo ështe një edukat shëndetsore qe duhet te pasur të gjithë tëpaktën në mënyrë të pëgjithshme e tutje.
Për të krijuar marrëdhënie të forta
Eshtë vërtetuar shkencërisht se njerëzit e ndjejnë vetëbesimin tuaj dhe i tërheq. Po kështu ju lejon të ndërtoni marrëdhënie të forta me familjen me partnerë, klientë, dhe njerëz të dashur.
(Autorja ka studiuar për Administratë Publike, Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane)