“Nuk është faji i pesë njerëzve që vdiqën qindra të tjerë në brigjet e Greqisë. Por është faji i një sistemi ku dallimet klasore janë kaq të mëdha”, tha një gazetare që nuk preferoi të citohej me emër, transmeton prestigjiozja The Guardian. “Kur njerëzit e ngrisin këtë cështje, tendencat janë që të cilësohet e keqinterpretohet si urretje”
Rikujtojmë se në nëndetësen e fundosur kanë vdekur pesë persona, të cilët kishin paguar një shifër të madhë për të qenë pasagjerë të asaj nëndetëse, përderisa në anijen e fundosur kanë humbur jetën qindra të tillë teksa po tentonin të kapërcenin kufinjtë ujorë grek.