Familjarët e dëshmorëve të pakënaqur me përkujdesjen institucionale e pensionet që i marrin

Prishtinë | 06 Maj 2024 | 13:13 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Familjarë të dëshmorëve e qytetarë, që të hënën kishin adhur për homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan, me rastin e 27-vjetorit e rënies së Heroit të Kombit, Luan Haradinaj, janë shprehur të zhgënjyer me qasjen e institucioneve ndër vite sa i përket trajtimit institucionalë për familjarë të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar nga institucionet që t’i përkrahin më shumë këtë kategori të shoqërisë, pasi “falë tyre e gëzojmë lirinë e pavarësinë”. 

Xhemail Islami, vëllai i dëshmorit Xhavit Islami, ka thënë për Ekonomia Online se është i zhgënjyer nga shteti për mos kujdesin ndaj familjarëve të dëshmoreve.

Ai ka thënë se vëllai i tij dëshmor ka lënë dy fëmijë dhe gjithë këto vite nuk është interesuar askush për gjendjen e tyre.

“Po të mos ishin këta me rënien e tyre nuk do ta gëzonim këtë liri. Jam pak i zhgënjyer pas lufte me përkujdesjen e familjeve të dëshmoreve. Ku mund të them që pak a shumë nuk ka kurrfarë përkujdesje, nuk vjen kush të shikoj. Vëllau ka lënë dy fëmijë, vajzë e djalë. Mund të them se kush nuk ka ardh pas luftë të pyes për ta se si jetojnë, si qëndrojnë ekonomikisht”, ka thënë ai.

Bashkim Kajdomcaj, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në regjionin e Prizrenit, ka thënë se ndër vite qasja e institucioneve nuk ka qenë e duhura ndaj kësaj kategorie të luftës.

“Mendoj që qasja e institucioneve, pavarësisht kush ka qeverisë me vite të tëra, është dashtë dhe duhet më bërë shumë, më tepër për këta njerëz që kanë dhënë jetën. Mendoj që nuk është bërë dhe nuk po bëhet sa duhet. Kemi pakënaqësitë me pensione të kategorive të ndryshme”, ka thënë ai.

Të ngjashme