Familjarët e viktimave të cilët vdiqën pas zjarrit në një diskotekë në Maqedoninë e Veriut, refuzojnë që trupat e të ndjerëve ti ushtrohen autopsisë.
Ata kanë bllokuar hyrje-daljet e spitalit kryesor në Koçan për të mos lejuar heqjen e trupave të fëmijëve të tyre që duhet të dërgohen për obduksion.
Ata kanë bllokuar me makina rrugën, ndërsa janë shprehur se nuk mund të lejojnë që fëmijët e tyre të vriten për së dyti.
Duhet të na vrisni ne që të bëni autopsi fëmijët tanë. Nuk mund ti vrisni për herë të dytë”, janë shprehur prindërit e viktimave.
Një vajze e re ka deklaruar për Euronews Albania se miq të saj kanë vdekur në zjarrin në diskotekë. Ajo tregon se njëri prej tyre ishte vetëm 14-vjeç, ndërsa shton se në diskotekë pas orës dy të natës mund të futej kushdo edhe nën moshën 18 vjeç.
“Shokë të mi kanë humbur jetën. Një nga miqtë e mi që vdiq ishe 14 vjeç. Mendoj se pas orës 2 të mëngjesit lejojnë të futen edhe pas moshës.