Gjatë ditës së djeshme është raportuar për një aksident komunikacioni të ndodhur në orën 17:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje Veriu-Prizren.
Në atë aksident, një këmbësor është goditur nga një veturë, me ç’rast i aksidentuari ka ndërruar jetë.
Pas këtij aksidenti, Policia e Kosovës kishte lëshuar një komunikatë për media duke kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar viktimën, raporton Koha.net.
E sot, në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se personi i aksidentuar është identifikuar nga familjaret, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.