Familjarët insistojnë t’u bëhet autopsia të vdekurve nga Coronavirusi, Institutit i duhet urdhëresë nga Prokuroria

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 08:09 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Familjarët e personave të cilët kanë vdekur si pasojë e Coronavirusit po insistojnë që tu bëhet autopsia të njëjtëve.

Drejtori i përgjithshëm i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar se për tu bërë autopsia të infektuarve që vdesin nga Coronavirusi, duhet urdhëresë nga Prokuroria.

“Për shumicën e rasteve tani familjarët po insistojnë që tu bëhet autopsia të njëjtëve, por ka raste të cilat nuk bëhet, por ne punojmë vetëm me urdhëresë të prokurorisë sepse rasti duhet të hapet në polici dhe në prokurori dhe nuk bëhet autopsia me kërkesën tonë dhe nuk jemi ne ata të cilët mundemi për t’i liruar rastet”, shtoi ai.

Ndërsa sa i përket dorëzimit të raportit në Prokurori, sa i përket vdekjeve të dyshimta në QKUK nga virusi, Gërxhaliu shtoi se nevojitet kohë për tu bërë analiza specifike.

Tutje, ai tha se në rast nevoje për këto analiza kanë marrë masa për tu dërguar edhe jashtë Kosovës, raporton EO.

“Sa i përket raportit nevojitet kohë për tu bërë analizat specifike. Ne kemi marrë edhe masa të dyfishta në rast nevojë që të dërgohen edhe jashtë Kosovës dhe jemi duke punuar me staf esencial”.

“Marrin kohë edhe përgatitjet laboratorike kështu që për momentin nuk janë të gatshme. I kemi vetëm ato preliminaret për të cilat edhe gojarisht kemi biseduar me prokurorë”, tha Gërxhaliu.

Të ngjashme