Familjarja e Salih Mekajt gjykon rastin e veteranëve

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 12:32 | Nga

Pak muaj pasi u transferua në Gjykatën Themelore të Prishtinës, gjyqtarja Nushe Mekaj do të ketë rastin të gjykojë një nga rastet më të përfolura, të njohur si aktakuza ‘ e veteranëve’.

Lajmin për Kallxo.com e konfirmoi Mirlinda Gashi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë me dt.14.09.2018, ka pranuar aktakuzën kundër të akuzuarve A.Ç, N.L, S.H, SH.D, Q.G, SH.B, A.D, RR.B, F.F, S.E, F.SH dhe XH.J për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarnga neni 422. Lënda në fjalë i është ndarë për gjykim gjyqtares nga Departamenti për Krime të Rënda, Nushe Kuka-Mekaj”, tha Gashi.

Gjyqtarja, Nushe Mekaj është gruaja e djalit të axhës së Salih Mekajt, ish-Kryetar i Gjykatës së Apelit që akuzohej për korrupsion por që u shpall i pafajshëm nga gjykata e shkallës së parë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë dhe është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si “VETERANËT” në drejtim të veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”.

Gjithashtu, në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshojë masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Prokuroria Speciale ka propozuar që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit për veprën penale që u vihet në barrë të shpallën fajtor dhe të gjykohen sipas ligjit.

Po ashtu, PSRK-ja ka propozuar që Gjykata të merr vendim që të gjithë përfituesve të kundërligjshëm të u ndalohet marrja e pensionit si veteran luftëtarë i UÇK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme