Faruk Nura sot është nominuar për kandidat i AAK-së, për kryetar komune në Viti.
Duke i uruar mirëseardhje zotit Nura, Kryetari i AAK-së dhe i nominuar për Kryeministër, Ramush Haradinaj, shprehu shpresën se kandidatura e zotit Nura, është një ofertë serioze për Vitinë dhe një shenjë e përkushtimit për një cilësi tjetër qeverisëse në këtë komunë.
Nura nga ana e tij, falënderoi AAK-në dhe Haradinajn për besimin e dhënë dhe tha se do ta bëjë të pamundurën që këtë besim ta kthejë në të mirë të qytetarëve të Vitisë.
Fahruk Nura ka qenë njëri prej aktivistëve të devotshëm të çështjes kombëtare, ndërkaq aktivitetin e tij politik deri vonë e ka zhvilluar nën siglën e LDK-së, dhe dy herë ka qenë kandidat i saj për deputet .