Drejtor artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës është zgjedhur Fatos Berisha.
Kjo u bë e ditur në njoftimin e dërguar nga ky teatër, njofton Klan Kosova.
Sipas këtij njoftimi, Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës pas një procesi të gjatë vlerësimi, ku të gjithë kandidatët iu kanë nënshtruar testit me shkrim dhe intervistës me gojë, në mbledhjen e datës 21.06. 2019 ka zgjedhur z. Fatos Berisha si Drejtor të ri artistik.
Ai do ta udhëheq mbarëvajtjen e punëve artistike dhe kreative në Teatrin Kombëtar të Kosovës për katër vitet e ardhshme.
Sipas tyre, kandidati Fatos Berisha i ka plotësuar të gjitha kriteret juridike dhe profesionale për ta ushtruar detyrën e Drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Kosovës.