Fauci del kundër Trumpit: Virusi nuk ka dalë nga ndonjë laborator në Kinë

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Anthony Fauci, eksperti më i njohur amerikan për sëmundje infektive dhe njëherit anëtari i grupit punues në luftën kundër coronavirusit pranë zyrës së presidentit Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka asnjë bazë shkencore, se coronavirusi është krijuar në një laborator kinez ose të “ketë ikur” nga laboratori.

Sipas Faucit, nëse shikohet evolucioni i virusit tek lakuriqët e natës dhe atë se çfarë tani po ndodhë, provat shkencore tregojnë qartë se nuk bëhet fjalë për  manipulim artificial apo të qëllimshëm.

Ai shtoi se bazuar në evolucionin e coronavirusut, me kalimin e kohës duket qarë se virusi ka evoluar në natyrë. E bazuar në të dhënat shkencore, nuk përkrah teorinë alternative – se dikush e ka gjetur virusin në natyrë dhe e ka sjellë në laborator, ku më pas “rastësisht u ka ikur”, raporton National Geographic

Kujtojmë që gjatë javës së kaluar kishin filluar të qarkullojnë teori se virusi është prodhuar në laborator në Wuhan të Kinës dhe këto pretendime janë përkrahur fuqishëm nga presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari Mike Pompeo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme